Kushtet e përdorimit

Pasqyra e lëndës
– Pranimi dhe modifikimi i “Kushteve të përdorimit”
– Qasja në uebsajt – Lënda e uebsajtit
– Përdorimi i uebsajtit
– Të drejtat e pronësisë intelektuale
– Linqet e uebsajteve dhe shërbimeve të palëve të treta
– Kohëzgjatja dhe ndërprerja
– Përgjegjësia
– Të përgjithshme
– Ligji në fuqi – Zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Pranimi dhe modifikimi i “Kushteve të përdorimit”

Me këto kushte përdorimi (“Kushtet e përdorimit”) përcaktohet kuadri ligjor që rregullon qasjen dhe përdorimin e uebsajtit “Moltexbaby.com” (“uebsajti”), i cili është pronë e kompanisë kompanisë “Moltex Baby-Hygiene GmbH”, me numër regjistrimi të biznesit “HRB 11699” dhe me adresë në: Robert-Bosch-Str. 8 – 56727 Mayen, (“Ontex” ose “ne”), dhe përdoret nga kjo kompani.

Qasja në uebsajt dhe përdorimi i tij kushtëzohen nga pranimi nga ana juaj i “Kushteve të përdorimit”, të cilat janë në fuqi në momentin kur ju e përdorni këtë uebsajt dhe që mund të ndryshojnë nga kompania “Ontex” [shqipto: onteks] në çdo kohë. Në këtë kuptim, duke iu qasur uebsajtit dhe duke e përdorur atë, ju pranoni automatikisht që të respektoni “Kushtet e përdorimit” dhe, për pasojë, çdo modifikim që ka qenë në fuqi në momentin kur ju i jeni qasur uebsajtit ose e keni përdorur atë, dhe jeni dakord që ky pranim të ketë vlerë ligjore të njëjtë me pranimin e shprehur me shkrim. Në rast se ju nuk bini dakord me “Kushtet e përdorimit”, ju nuk duhet t’i qaseni uebsajtit dhe as ta përdorni atë. Përpara se ta përdorni uebsajtin, jeni të lutur të lexoni me kujdes “Kushtet e përdorimit” dhe “Politikën e privatësisë”, të cilat mund t’i gjeni këtu. Ju rekomandojmë të lexoni “Kushtet e përdorimit” sa herë që i qaseni uebsajtit.

Qasja në uebsajt – Lënda e uebsajtit

Me kusht që uebsajti të përdoret në përputhshmëri të përsosur me “Kushtet e përdorimit”, ne ju pajisim me të drejtën personale, joekskluzive, të patransferueshme dhe të tërheqshme për të pasur qasje në lëndën e uebsajtit (“lënda”) dhe për ta përdorur atë vetëm me qëllim përdorimin e uebsajtit në përputhje me “Kushtet e përdorimit”. Të gjitha të drejtat e tjera përjashtohen në mënyrë të shprehur.

Kompania “Ontex” rezervon të drejtën për të shtuar, fshirë ose modifikuar lëndën (në mënyrë të përkohshme ose të përhershme), të bllokojë qasjen në uebsajt ose ta heqë nga linja uebsajtin në çdo kohë, pa njoftim paraprak, me qëllim që të mirëmbajë dhe/ose përmirësojë dhe/ose modifikojë uebsajtin
Ju e kuptoni se mund ta përdorni uebsajtin vetëm nëse pajisja juaj lidhet me internetin. Tarifat e lidhjes ose qasjes, të cilat ju ngarkohen për shkak të përdorimit të uebsajtit, janë subjekt i kushteve me të cilat ju keni rënë dakord me ofruesin tuaj të shërbimit të internetit ose me operatorin tuaj të telefonisë celulare. Ju jeni i vetëdijshëm për rreziqet që ndodhen në vetë natyrën e përdorimit të internetit, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në, rreziqet që kanë të bëjnë me mosdisponueshmërinë e uebsajtit, mosruajtjen e konfidencialitetit ose humbjen e integritetit të të dhënave të transmetuara, sulmet e mundshme me viruse etj. Kompania “Ontex” bën maksimumin për të parandaluar çdo sulm me virus në uebsajt. Megjithatë, kompania “Ontex” nuk mund të garantojë mungesën e plotë të viruseve dhe as nuk mund të marrë përsipër përgjegjësi në lidhje me këtë. Ju rekomandojmë të merrni masat e nevojshme përpara se ta përdorni uebsajtin dhe/ose para se të shkarkoni informacione nga uebsajti.

Në rast se vendosni të regjistroheni në uebsajt, ju bini dakord që të mos e shpërndani te palët e treta fjalëkalimin, të dhënat e llogarisë suaj dhe të dhënat që shërbejnë për të hyrë në uebsajt. Llogaria juaj është personale, prandaj për çdo person fizik mund të ketë vetëm një llogari. Është përgjegjësia juaj t’i mbani sekret fjalëkalimin dhe të dhënat rreth llogarisë suaj. Ju jeni përgjegjës për të gjitha veprimtaritë që kryhen në kuadër të të dhënave tuaja të hyrjes në uebsajt, duke përdorur llogarinë ose pas qasjes suaj në uebsajt.

Përdorimi i uebsajtit

Ju nuk duhet të qaseni në uebsajt dhe as ta përdorni atë në një mënyrë që mund të dëmtojë, çaktivizojë, mbingarkojë ose kompromentojë llogaritë, sistemet e IT-së ose rrjetet e kompanisë “Ontex”. Ju nuk duhet të provoni të hyni në llogaritë, sistemet e IT-së ose rrjetet e kompanisë “Ontex” pa pasur autorizim. Ju nuk duhet të përpiqeni të përdorni robotët e eksplorimit të rrjetit [web crawlers], mjete skrapimi [scraping tools] dhe mjete të tjera të automatizuara për t’iu qasur uebsajtit ose llogarive, sistemeve të IT-së ose rrjeteve të kompanisë “Ontex” pa autorizim. Ju nuk duhet t’i qaseni, shkarkoni, përdorni ose eksportoni uebsajtin ose lëndën në asnjë mënyrë me të cilën cenohen rregulloret ose legjislacioni për eksportimin ose me të cilën cenohen rregulloret ose legjislacioni tjetër në fuqi.

Pa kufizim, ju nuk duhet (i) të modifikoni, riprodhoni, përfaqësoni, përshtatni dhe/ose përktheni të gjithë ose një pjesë të uebsajtit dhe/ose lëndës; (ii) të krijoni ekstrakt të të gjithë uebsajtit ose të një pjese të tij; dhe (iii) as të publikoni dhe/ose përdorni lëndën në ndonjë uebsajt, medie ose rrjet (dhe as nuk mund të autorizoni ndonjë palë të tretë që ta veprojë kështu).

Nëse ju ftojnë të publikoni materiale në uebsajt (domethënë, por duke mos u kufizuar vetëm në, komente për produktet ose shërbimet që ofron kompania “Ontex”) (“publikimi” ose “publikimet”), ju garantoni se (i) ju mbani të gjitha licencat, të drejtat, marrëveshjet dhe autorizimet e nevojshme për të përdorur dhe për të autorizuar kompaninë “Ontex” që të përdorë të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat e markës tregtare dhe çdo të drejtë tjetër pronësie që zbatohet për publikimet, dhe (iii) keni marrë miratimin me shkrim të të gjithë personave fizikë të identifikueshëm, për çdo publikim, për të përdorur emrat dhe imazhet e tyre përkatëse në publikimin në fjalë. Ju pranoni se nuk do të dërgoni publikime që mund të jenë të paligjshme, imorale, të turpshme, shpifëse, kërcënuese, pornografike, pedofilike, revizioniste (mohimi i Holokaustit), kërcënuese, urryese, raciste, abuzive, nxitëse të urrejtjes politike ose raciste, ksenofobe, shkelëse të ndonjë ligji ose rregulle të detyrueshme ose që janë të papërshtatshme në çdo mënyrë tjetër. Duke publikuar publikime në uebsajt, ju i jepni kompanisë “Ontex” të drejtën për të përdorur, riprodhuar dhe përfaqësuar publikimet, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, pa pagesë, për përfitim të të gjithë botës, për të gjitha kauzat, gjatë kohëzgjatjes ligjore të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale që kanë të bëjnë me këto publikime, me qëllim që të përmbushen nevojat e uebsajtit dhe të promovohet uebsajti në fjalë, domethënë për qëllime reklamimi ose tregtare.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Uebsajti dhe lënda e tij, si dhe e drejta e autorit dhe të drejtat që kanë të bëjnë me markën tregtare, emrat tregtarë, vizatimet, imazhet, bazat e të dhënave, informacionet, të dhënat, tekstet, tingujt, fotografitë dhe grafikët dhe të gjitha kodet burimore, softuerët dhe lëndët e tjera, janë pronë e kompanisë “Ontex” ose e licencuesve të saj dhe mbrohen me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe me të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në, të drejtat e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura me to, të drejtat që kanë të bëjnë me bazat e të dhënave, modelet, markat dhe emrat tregtarë, patentat etj. Ju angazhoheni të mos shfaqni ose përdorni logon ose markat e kompanisë “Ontex” në asnjë mënyrë pa marrë paraprakisht miratimin tonë me shkrim.

Fakti që ju i qaseni uebsajtit dhe/ose lëndës dhe e përdorni atë nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë sikur ne po ju pajisim me licencë për cilëndo prej këtyre të drejtave të pronësisë intelektuale. Ne rezervojmë të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me uebsajtin dhe lëndën, të cilat nuk u janë dhënë juve në mënyrë të shprehur.

Ju mund ta përdorni uebsajtin ose lëndën e tij vetëm në përputhje me “Kushtet e përdorimit”.

Nëse ju përdorni lëndën e uebsajtit ose elementet që janë pronë e kompanisë “Ontex” ose për të cilat ajo mban licencë, pa autorizimin e kompanisë “Ontex” ose në një mënyrë që nuk përligjet nga “Kushtet e përdorimit”, ju mund të cenoni të drejtat tona të pronësisë intelektuale ose të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm në, të drejtat e autorit dhe të drejtat e ndërlidhura me to, të drejtat që kanë të bëjnë me bazat e të dhënave, dizajnët dhe modelet, shenjat tregtare dhe markat tregtare, patentat dhe të drejtat e tjera. Në raste të tilla, ne rezervojmë të drejtën e plotë që t’ua heqim automatikisht të drejtën tuaj për t’iu qasur uebsajtit dhe të marrim çdo masë që e gjykojmë të përshtatshme për të parandaluar, pezulluar ose përfituar kompensim për shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Asnjë e drejtë tjetër e çfarëdo lloji nuk u jepet si licencë, nuk iu atribuohet dhe nuk iu transmetohet në ndonjë mënyrë tjetër personave që i qasen uebsajtit dhe/ose përdornin lëndën.
Linqet e uebsajteve dhe shërbimeve të palëve të treta

Uebsajti përmban hiperlinqe që të çojnë në uebsajte të tjera, të cilat përdoren nga palë të treta, dhe në burime të tjera informacioni. Këto linqe dhe burime informacioni jepen për qëllime informimi. Këto uebsajte dhe informacionet që ato përmbajnë nuk menaxhohen dhe as nuk kontrollohen nga kompania “Ontex”. Meqenëse ne nuk kemi kurrfarë kontrolli mbi këto shërbime, ju pranoni dhe jeni dakord që ne nuk jemi përgjegjës (i) për disponueshmërinë, lëndën, saktësinë, cilësinë, reklamat dhe produktet që kanë të bëjnë me këto shërbime të jashtme dhe me çdo element tjetër të disponueshëm që ka të bëjë me këto shërbime ose që ofrohet përmes këtyre shërbimeve, (ii) për mbrojtjen e të dhënave personale ose të çdo praktike tjetër në këto uebsajte.

Kohëzgjatja dhe ndërprerja

“Kushtet e përdorimit” vazhdojnë të mbeten në fuqi midis jush dhe nesh për aq kohë sa ju e përdorni uebsajtin.
Në rast se ne gjykojmë se përdorimi nga ana juaj i uebsajtit është i paligjshëm dhe/ose i paautorizuar, dhe/ose në shkelje të “Kushteve të përdorimit”, ne rezervojmë të drejtën e plotë për të zbatuar çdo procedurë, domethënë të nisim procedura ligjore, ashtu siç e shohim të nevojshme, dhe të ndërpresim qasjen tuaj në uebsajt.

Përgjegjësia

Të dhënat që komunikohen në uebsajt kanë të bëjnë kryesisht me veprimtaritë e kompanisë “Ontex” në fushën e marketingut ose me të dhënat e saj financiare dhe/ose ato të kompanive të saj të ndërlidhura. Këto të dhëna jepen për qëllime informimi dhe nuk duhet të interpretohen si angazhim në emër të kompanisë “Ontex” dhe/ose kompanive të saj anëtare.

Ju do të jeni i vetmi person përgjegjës për përdorimin e uebsajtit dhe për çdo vendim që merret në lidhje me bazën e të dhënave dhe/ose informacionet që mban uebsajti.

Të përgjithshme

“Kushtet e përdorimit” përbëjnë gjithë marrëveshjen midis jush dhe nesh në lidhje me temën e këtij dokumenti dhe zëvendësojnë termat dhe kushtet e çdo komunikimi tjetër dhe/ose reklame në lidhje me uebsajtin.

Në rast se ndonjë dispozitë e “Kushteve të përdorimit” deklarohet e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme nga ndonjë autoritet ose organ kompetent gjyqësor, pavlefshmëria e asaj dispozite nuk cenon vlefshmërinë e dispozitave të tjera të “Kushteve të përdorimit”, të cilat mbeten në fuqi.
Mosrespektimi nga ana e një pale e ndonjë të drejte ose dispozite të këtyre “Kushteve përdorimi” nuk përbën heqje dorë nga ajo e drejtë ose dispozitë.
Ju angazhoheni të dëmshpërbleni, mbroni dhe mbani të pacenuar kompaninë “Ontex” dhe përfaqësuesit, drejtorët, punonjësit, nënkontraktorët dhe agjentët e saj nga pasojat e çdo kërkese, padie, procedure, dëmi dhe kostoje që vjen si pasojë e cenimit të “Kushteve të përdorimit” nga ana juaj.
“Kushtet e përdorimit” rregullohen me ligjet e Gjermanisë.

Në rast të ndonjë mosmarrëveshjeje, ju mund ta dërgoni pretendimin tuaj nëpërmjet “Pjesës së kontaktit” të këtij uebsajti, me qëllim që të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje miqësore për mosmarrëveshjen.

Gjithashtu, ju mund të bëni rekurs te shërbimi në internet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, i cili ofrohet nga Komisioni Evropian, në përputhje me nenin 14 të Rregullores (BE) nr. 524/2013. Këtë platformë mund ta hapni duke klikuar në linkun: https://webgate.ec.europa.eu/odr/

Çdo mosmarrëveshje që ka të bëjë me përfundimin, vlefshmërinë, interpretimin, ekzekutimin ose ndërprerjen e “Kushteve të përdorimit” i nënshtrohet juridiksionit të gjykatave (i) të vendit të kompanisë “Ontex”; ose (ii) vendit tuaj; ose (iii) vendndodhjes ku ofrohet shërbimi i qasjes në uebsajt.