Politika e privatësisë

Përditësimi i fundit: 17.09.2020

Hyrje

Ky sajt (“uebsajt”) është uebsajt që është pronë dhe vihet në përdorim nga “Ontex BV” [shqipto: onteks b v], kompani e inkorporuar që ekziston sipas ligjeve të Belgjikës, me seli në adresën: Genthof 5, 9255 Buggenhout, Belgjikë, dhe e regjistruar në regjistrin e personave juridikë me numër 0419.457.296, dhe nga filialet* e saj (në tekstin e mëtejmë: “Ontex”, “ne”, “yni”, “jona”, “tanë”, “tonat”) të cilat kontrollojnë dhe përdorin të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet këtij uebsajti.

Kompania “Ontex” është kontrolluesi i të dhënave tuaja personale, që mblidhen nëpërmjet këtij uebsajti. Ne i marrim seriozisht përgjegjësitë tona për ruajtjen e të dhënave dhe privatësinë, prandaj kemi hartuar këtë “Politikë privatësie” për të shpjeguar se si i mbledhim dhe përdorim të dhënat personale, në rast se ju vendosni të regjistroheni në këtë uebsajt ose të dërgoni informacione tek ai. Gjithashtu, shpjegojmë disa të drejta që ju keni në lidhje me të dhënat tuaja personale. Ju lutem, lexojeni me kujdes këtë politikë për të kuptuar praktikat që ndjekim ne në lidhje me të dhënat personale.

Ju lutem, vini re që ky uebsajt ka linqe që të çojnë në uebsajte të tjera, të cilat nuk vihen në përdorim nga kompania “Ontex”, për të cilat kompania “Ontex” nuk mban përgjegjësi dhe në raport me të cilat kjo “Politikë privatësie” nuk zbatohet. Për të mësuar më shumë në lidhje me mënyrën se si i përpunon të dhënat tuaja personale pala e tretë përkatëse, ju duhet të kontrolloni uebsajtin dhe politikën e saj të privatësisë.

*”Filial” nënkupton çdo kompani që kontrollohet nga, kontrollon ose është nën kontrollin e përbashkët të kompanisë “Ontex BVBA”, ku “kontrolli” nënkupton pasjen nën pronësi të të paktën 50% të aksioneve. Për të parë listën e personave juridikë të kompanisë “Ontex”, shfletoni raportin tonë vjetor, të cilin mund ta gjeni në uebsajtin: www.ontex.com

Çfarë të dhënash personale mbledhim dhe si i mbledhim?

Të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi për mbrojtjen e të dhënave dhe për privatësinë, duke përfshirë edhe rregulloren e përgjithshme (BE) 2016/679 për “Mbrojtjen e të dhënave personale”, të datës 27 prill 2016, dhe në zbatim të ligjeve lokale, të cilat mund të ndryshohen, zëvendësohen ose shfuqizohen herë pas here (“ligjet për mbrojtjen e të dhënave”). Për qëllime të kësaj “Politike privatësie”, termat “të dhëna personale”, “kontrollues”, “përpunues”, “subjekt i të dhënave” dhe “përpunoj/përpunim” do të kenë të njëjtin kuptim që jepet në ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat personale mblidhet kur ju i dërgoni ato me vullnetin tuaj të lirë nëpërmjet një formulari në këtë uebsajt, nëse blini produktet tona ose nëse regjistroheni ose përdorni një prej shërbimeve tona që ofrohen në uebsajtin tonë ose përmes internetit. Kjo uebsajt mbledh automatikisht të dhëna të caktuara që kanë të bëjnë me vizitorët e tij dhe me mënyrën se si ndërveprojnë ata me uebsajtin, sipas përshkrimit që jepet më poshtë në pjesën “Kur përdorni një prej shërbimeve tona që ofrohen në uebsajtin tonë ose nëpërmjet internetit”. Disa të dhëna që mblidhen vetvetiu në këtë mënyrë do të konsiderohen si të dhëna personale dhe mund të mblidhen nëpërmjet kukive [theksi bie tek u-ja] ose teknologjive të tjera të gjurmimit. Mund të mblidhen edhe të dhëna të agreguara (që nuk konsiderohen si të dhëna personale, p.sh. sa herë hyjnë vizitorët në uebsajtin tonë). Ne kemi dhënë më shumë shpjegime në lidhje me mënyrën se si i përdorim kukit dhe teknologjitë gjurmuese në politikën tonë të kukive, të cilën mund ta gjeni duke klikuar këtu.

  • Kur ju krijoni një llogari në uebsajtin tonë, blini produktet tona, ose regjistroheni për të marrë buletinin tonë, ne mund të mbledhim të dhëna si emrin tuaj, adresën e emailit, numrin e telefonit, shtetin/vendin, vitin e lindjes, adresën, gjuhën e zgjedhur dhe të dhëna personale që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e tipit të produktit. Gjithashtu, mund të mbledhim të dhëna në lidhje me gjininë tuaj dhe në lidhje me atë nëse jeni përdorues, profesionist ose kujdestar, nëse ju vendosni që të na e jepni këtë informacion. Gjatë procesit të pagesës, për të siguruar pagesën, mund të mblidhen të dhëna të caktuara për kartën e kreditit.
  • Kur kontaktoni me zyrën tonë të ndihmës (helpdesk), ne do të mbledhim të dhëna për identifikimin dhe për pagesën, të nevojshme për shitjen dhe dërgimin e produkteve tona ose për t’iu përgjigjur pyetjeve ose ankesave tuaja dhe, në masën që është e nevojshme, për trajtimin dhe përmbushjen e porosive dhe ankesave dhe për ofrimin e vazhdueshëm të produkteve tona.
  • Kur përdorni një prej shërbimeve tona që ofrohen në uebsajtin tonë ose përmes internetit, ne mund të mbledhim informacione rreth pajisjes që ju përdorni për t’iu qasur uebsajtit tonë, tipit të shfletuesit, sistemit operativ, adresën e IP-së, emrin e domenit, numrin e herëve që e keni vizituar uebsajtin, datat kur e keni vizituar uebsajtin, datën dhe orën e ndonjë kërkese të bërë nëpërmjet internetit, kohën e nevojshme për shkarkimin e informacionit që keni kërkuar, kodet e gatimeve që përftohen ndërkohë që shfletuesi juaj është në kontakt me uebsajtin tonë dhe sa kohë keni kaluar duke parë uebsajtin.
  • Kur ndërveproni me ne nëpërmjet rrjeteve sociale, p.sh. Facebook-ut, ne mund të mbledhim informacione për hyrjen në sistem dhe çdo të dhënë personale që ju na e jepni me vullnetin tuaj të lirë, p.sh. mendime ose mesazhe që postoni në faqet tona në rrjetet sociale. Nëse ngarkoni lëndë (përmbajtje), duke përfshirë edhe të dhënat tuaja personale, në një rrjet social dhe pastaj etiketoni uebsajtin tonë, postimi juaj do t’i nënshtrohet kushteve të përdorimit dhe njoftimit të privatësisë të atij rrjeti social, madje edhe kur ju postoni në faqen zyrtare të kompanisë “Ontex” në rrjetin social. Ne nuk kemi kontroll mbi këto kushte përdorimi dhe politika privatësie dhe nuk e kemi shqyrtuar përshtatshmërinë e tyre. Prandaj, është e udhës që këto t’i shqyrtoni përpara se të dërgoni ndonjë të dhënë personale.

Si i përdorim ne të dhënat personale?

  • Për të ofruar produktet dhe shërbimet tona

Ne do t’i përdorim të dhënat personale në lidhje me shitjen e produkteve dhe shërbimeve tona. Ne mund t’i përdorim informacionet e mbledhura për të konfirmuar porosinë ose abonimin tuaj, për të përpunuar pagesën tuaj dhe për të ofruar produkte dhe shërbime që ju keni kërkuar, porositur ose për të cilat jeni abonuar. Gjithashtu, ne do t’i përdorim të dhënat tuaja personale, në masën e nevojshme, për të trajtuar dhe përmbushur porosinë tuaj dhe për ofrimin e kujdesit ndaj klientit. Dërgimi i disa prej të dhënave tuaja personale është i domosdoshëm për përpunimin e porosisë ose abonimit tuaj dhe/ose për të dërguar produktet që keni porositur dhe pa këto të dhëna ju nuk do të keni mundësi të blini prej nesh.

  • Për qëllime të brendshme afariste

Ne mund t’i përdorni të dhënat personale për qëllime të brendshme afariste si:

  • për të përmirësuar produktet tona, me qëllim që t’i përshtatim produktet sipas nevojave të klientëve dhe të kryejmë analiza në lidhje me përmirësime të mundshme;
  • për të përmirësuar shërbimet që ju ofrojmë juve dhe për të personalizuar përvojën tuaj me shfletimin. Disa prej informacioneve (sidomos të dhënat e mbledhura nga kukit dhe teknologjitë e tjera të gjurmimit) na ndihmojnë të përmirësojmë uebsajtin; dhe
  • për të gjurmuar çdo veprimtari mashtruese dhe veprimtari të tjera të papërshtatshme dhe për të monitoruar integritetin e lëndës që gjendet në uebsajtin tonë.
  • Për të komunikuar me ju

Ne do t’i përdorim të dhënat tuaja personale për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe/ose ankesave tuaja në lidhje me produktet ose shërbimet tona dhe për t’ju dhënë informacione të rëndësishme rreth llogarisë suaj dhe produkteve tuaja, p.sh. për t’ju informuar që pagesa është pranuar ose që porosia juaj është përpunuar. Dhënia e disa të dhënave personale nga ana juaj mund të jetë e domosdoshme për të trajtuar me efektivitet ndonjë pyetje ose ankesë.

  • Për të kryer veprimtari marketingu

Në varësi të pëlqimit tuaj, nëse kërkohet nga ligjet në fuqi, ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja personale për të kryer veprimtari marketingu të drejtpërdrejtë për produktet dhe shërbimet e kompanisë “Ontex” (duke përfshirë dërgimin e buletini tonë nëse ju abonoheni për ta marrë). Ju mund të kërkoni në çdo kohë që ne të ndërpresim dërgimin e këtyre materialeve.

Ju keni të drejtë, pa dhënë asnjë arsye, që të pengoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. Jeni të lutur të na kontaktoni nëpërmjet emailit: [email protected] nëse dëshironi ta ushtroni këtë të drejtë.

Baza ligjore

Ne do të mbledhim, përdorim dhe bashkëndajmë të dhënat tuaja personale vetëm aty ku bindemi se kemi bazë ligjore të përshtatshme për të vepruar në këtë mënyrë. Baza ku mbështetet kompania “Ontex” për mbledhjen e të dhënave personale varet nga qëllimi i mbledhjes. Këto janë:

  • Për qëllimin tonë legjitim, duke respektuar gjithmonë interesat tuaja dhe të drejtat tuaja themelore. Për shembull, ne i përdorim të dhënat personale për të siguruar që ky uebsajt të funksionojë si duhet dhe që ne të mbrojmë këtë uebsajt dhe të dhënat tuaja personale kundër qasjes së paautorizuar;
  • Për të ekzekutuar ndonjë kontratë në rast se ju jeni klient që bëni porosi ose kërkoni informacione në lidhje me ndonjë porosi ose shërbimet tona, ose për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të lidhur kontratë;
  • Mbështetur në dhënien e pëlqimit, në rastet e kërkuara me ligj. Për shembull, dërgimi i materialeve të marketingut të drejtpërdrejtë. Ju mund ta tërhiqni miratimin tuaj për çdo veprimtari përpunimi që kryejmë sipas kësaj baze;
  • Pajtueshmëria me detyrimet përkatëse ligjore ose rregullatore që ne kemi. Për shembull, mirëmbajtja e regjistrave në përputhje me kërkesat për shëndetin dhe sigurinë, tatimet, auditimin ose të drejtën e kompanive.

Kur përpunimi kryhet në bazë të pëlqimit tuaj, ju keni të drejtë ta tërhiqni pëlqimin dhe, për rrjedhojë, ta pengoni atë përpunim në çdo moment. Nëse dëshironi ta tërhiqni miratimin tuaj, jeni të lutur të na shkruani në: [email protected].

Sa kohë i mbajmë të dhënat tuaja personale?

Të dhënat tuaja personale mbahen për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato janë mbledhur, p.sh. për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja ose për të zbatuar kontratën që kemi me ju, në rast se ju jeni klient. Kompania “Ontex” mund t’i mbajë të dhënat tuaja personale për një kohë më të gjatë nëse i kërkohet me ligj ose me kërkesat e enteve rregullatore ose për qëllime tatimore ose kontabiliteti. Në rrethana specifike ne mund t’i ruajmë të dhënat tuaja personale për periudha më të gjata kohore me qëllim që të kemi një pasqyrë të saktë të marrëveshjeve tuaja tregtare me ne në rast të ndonjë ankese ose padie, ose nëse kemi arsye të besojmë se ekziston mundësia e ndonjë procesi gjyqësor që ka lidhje me të dhënat tuaja personale ose me marrëveshjet tuaja tregtare.

Nëse keni pyetje në lidhje me atë se sa kohë i ruajmë ne të dhënat tuaja personale, jeni të lutur të na dërgoni një email në: [email protected].

Përdorimi i kukive dhe teknologjive të tjera të gjurmimit

Në uebsajtin tonë përdoren teknologji të caktuara monitorimi dhe gjurmimi (p.sh. kuki, fenerë [beacons], pikselë, etiketa dhe skripte). Këto teknologji përdoren për të mirëmbajtur, ofruar dhe përmirësuar shërbimet tona në mënyrë të vazhdueshme, dhe për t’u ofruar klientëve tanë një përvojë më të mirë. Për shembull, falë këtyre teknologjive, ne jemi në gjendje të mirëmbajmë dhe gjurmojmë preferencat dhe sesionet e verifikuara të klientëve tanë, t’i sigurojmë më mirë shërbimet tona, të identifikojmë problemet e mundshme teknike, prirjet e përdoruesve dhe efikasitetin e fushatave dhe të monitorojmë dhe përmirësojmë performancën e përgjithshme të shërbimeve tona.

Për të mësuar më shumë në lidhje me kukit që përdorim në uebsajtin tonë, jeni të lutur të lexoni politikën tonë të kutive, të cilën e gjeni duke klikuar këtu.

Të drejtat tuaja

Në kuadër të të dhënave tuaja personale, të drejtat tuaja janë si më poshtë:

  • Të kërkoni që ne t’ju japim një kopje të të dhënave tuaja personale që ne mbajmë dhe të informoheni për: (a) burimin e të dhënave tuaja personale; (b) qëllimet, bazën ligjore dhe metodat e përpunimit; (c) entitetin e kompanisë “Ontex” që është kontrolluesja e të dhënave tuaja personale; dhe (d) entitetet ose kategoritë e entiteteve të cilave mund t’u transferohen të dhënat tuaja personale.
  • Të kërkoni që të dhënat tuaja personale të korrigjohen ose të fshihen. Kompania “Ontex” do të kërkojë të verifikojë saktësinë e të dhënave tuaja personale përpara se t’i korrigjojë ato. E drejta për të fshirë të dhënat tuaja personale mund të ushtrohet vetëm në rrethana të kufizuara, p.sh. kur ato nuk nevojiten më për qëllimin për të cilat janë mbledhur; kur ju keni tërhequr pëlqimin tuaj (nëse ky pëlqim ishte baza ligjore); pas ushtrimit me sukses të së drejtës suaj për të kundërshtuar; në rastet kur të dhënat tuaja personale janë përpunuar në mënyrë të jashtëligjshme; ose atëherë kur të dhënat personale duhet të fshihen me qëllim që kompania “Ontex” të përmbushë detyrimet e saj ligjore. Megjithatë, kompania “Ontex” nuk është e detyruar të zbatojë kërkesën tuaj për të fshirë të dhënat tuaja personale atëherë kur të dhënat personale duhen përpunuar për të respektuar detyrimet tona ligjore ose për themelimin, ushtrimin ose mbrojtjen e padive ligjore.
  • Për të kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja personale. Kjo zbatohet (i) atëherë kur kontestohet saktësia e të dhënave personale, rast ky në të cilin ne do t’i përpunojmë të dhënat për të mundësuar verifikimin e saktësisë së tyre nga ana jonë; (ii) atëherë kur përpunimi është i jashtëligjshëm, por ju nuk doni që të dhënat të fshihen; (iii) atëherë kur ato nuk nevojiten më për qëllimet për të cilat janë mbledhur, por juve ju duhen gjithsesi për të themeluar, ushtruar ose mbrojtur paditë tuaja ligjore; ose (iv) atëherë kur e keni ushtruar të drejtën për të kundërshtuar, dhe verifikimi i shkaqeve të mbishkrimit është në pritje.
  • Për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale. Kjo vlen për të dhënat personale të cilat ne i përpunojmë në bazë të interesit tonë legjitim dhe ju besoni se të drejtat dhe liritë tuaja themelore kanë më shumë peshë sesa interesat tona legjitime. Ju mund të kundërshtoni dhe pengoni përpunimin e të dhënave tuaja personale edhe për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.
  • Për të kërkuar çdo të dhënë personale që ju i keni transmetuar kompanisë “Ontex” në format të lexueshëm nga kompjuteri ose për t’i transferuar ato drejtpërdrejt te një kontrollues tjetër, por në secilin rast, vetëm kur: përpunimi mbështetet në pëlqimin tuaj ose në ekzekutimin e kontratës me ju, dhe përpunimi kryhet në mënyrë të automatizuar.
  • Për të marrë një kopje, ose referencë në, masat mbrojtëse në përputhje me të cilat të dhënat tuaja transferohen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ne mund t’i redaktojmë marrëveshjet për transferimin e të dhënave me qëllim që të mbrojmë kushtet komerciale.
  • Për të bërë ndonjë ankesë nëse mendoni se të dhënat tuaja personale nuk trajtohen si duhet nga kompania “Ontex”. Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave të kompanisë “Ontex” është Autoriteti Belg i Mbrojtjes së të Dhënave (www.autoriteprotectiondonnees.be – www. gegevensbeschermingsautoriteit.be), me të cilin mund të kontaktoni në një rast të tillë ([email protected] – Rue de la Presse – Drukpersstraat 35, B-1000 Brussels, Belgium). Gjithashtu, ju keni të drejtë të parashtroni ankesë në çdo kohë tek autoriteti tuaj lokal i mbikëqyrjes së mbrojtjes së të dhënave (p.sh. në vendin tuaj të banimit të zakonshëm, në vendin e punës ose vendin ku pretendohet se është bërë shkelja) në çdo kohë. Ne do t’ju luteshim që, përpara se të kontaktoni me autoritetin tuaj lokal mbikëqyrës, të përpiqeni që ta zgjidhin problemin bashkë.

Kur ju dërgoni një kërkesë për të ushtruar një prej të drejtave të lartpërmendura, neve mund të na duhet t’ju kërkojmë informacione shtesë për të konfirmuar identitetin tuaj. Ju lutemi të mbani parasysh që ne mund të mbështetemi në përjashtimet në fuqi në kuadër të së drejtës së BE-së, ligjeve të Shtetit Anëtar ose të Mbretërisë së Bashkuar, me qëllim që të mohojmë një pjesë ose gjithë kërkesën tuaj. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, ne do t’ju informojmë në përgjigjen tonë ndaj kërkesës suaj.

Shpalosja e informacioneve ndaj palëve të tjera

Të dhënat personale mund të transmetohen në nivel ndërkombëtar nëpërmjet organizatës mbarëbotërore të kompanisë “Ontex” ose drejt palëve të treta për qëllimet që identifikohen më poshtë.

Kur ju porosisni një produkt në uebsajtin tonë, kompania “Ontex” mund t’i bashkëndajë të dhënat tuaja personale me kompani të tjera të grupit “Ontex” (listën e filialeve të kompanisë “Ontex” mund ta gjeni në linkun: http://www.ontexglobal.com/ontex-around-world) që ndodhet në Zonën Ekonomike Evropiane dhe në Mbretërinë e Bashkuar, për qëllime të menaxhimit të porosive tuaja, për dërgimin e produkteve, për shërbime pas shitjes, për faturim, për ofrim ndihme, për qëllime kontabiliteti dhe tatimore, për respektimin e kërkesave ligjore, për marketing të drejtpërdrejtë, në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Megjithëse mund t’ua japim të dhënat tuaja personale ofruesve të shërbimeve, të cilët i përpunojnë të dhënat tuaja personale për llogarinë tonë si përpunues, ne nuk i bashkëndajmë të dhënat tuaja personale me palë të treta për qëllime dytësore ose të pandërlidhura, me përjashtim të rasteve që shpjegohen më poshtë ose, përndryshe, siç tregohet në kohën e mbledhjes së të dhënave, në përputhje me ligjet në fuqi. Këta ofrues shërbimi, me të cilët ne bashkëndajmë të dhënat tuaja personale, kanë pranuar kufizimet e konfidencialitetit dhe përdorimi i çdo të dhëne personale që ne bashkëndajmë me ta do të bëhet vetëm për të na ofruar neve shërbimin e kontraktuar. Në këta ofrues shërbimesh bëjnë pjesë edhe ofruesit e shërbimeve të IT-së, të cilët ndihmojnë me menaxhimin e sistemeve tona të IT-së dhe të zyrës mbështetëse.

Nëse, në të ardhmen, kompania “Ontex” ia shet ose transferon një pjesë ose të gjithë biznesin ose disa ose të gjitha asetet e saj një pale të tretë, kompania “Ontex” mund t’ia shpalosë të dhënat personale një pale të tretë që është blerëse e mundshme ose reale e biznesit ose aseteve të kompanisë “Ontex”.

Aty ku është e përshtatshme ose e domosdoshme, të dhënat personale mund t’u shpalosen agjencive të zbatimit të ligjit, enteve rregullatore ose agjencive të tjera qeveritare, ose palëve të treta aty ku është e domosdoshme ose e dëshirueshme për të respektuar detyrimet ose kërkesat ligjore ose rregullatore ose për qëllimet e identifikuara më lart. Në rastet kur ne marrim kërkesa për informacione nga agjencitë e zbatimit të ligjit ose nga entet rregullatore, ne do t’i vlerësojmë me kujdes këto kërkesa përpara se të shpaloset ndonjë e dhënë personale.

Disa prej mënyrave përmes së cilave kompania “Ontex” bashkëndan të dhënat personale mund të jenë transferimet jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë edhe transferimet drejt endeve që mund të mos ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtjeje të të dhënave si ai që ofrohet në Zonën Ekonomike Evropiane ose Mbretërinë e Bashkuar. Kompania “Ontex” ka marrë dhe do të vazhdojë të marrë masa mbrojtëse të përshtatshme me qëllim që të dhënat personale t’i nënshtrohen një niveli të përshtatshëm mbrojtjeje, në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, për qëllimet e identifikuara më lart. Këtu përfshihet zbatimi i Klauzolave Model të BE-së, kërkesa drejtuar palëve të treta për të marrë masa të përshtatshme mbrojtjeje, mure mbrojtëse [firewalls], fjalëkalime, etj. Ju keni të drejtë të na kontaktoni për më shumë informacione në lidhje me masat mbrojtëse që kemi marrë (duke përfshirë një kopje të angazhimeve kontraktuale përkatëse) për të siguruar mbrojtjen e përshtatshme të të dhënave tuaja personale kur këto të dhëna transferohen, siç përmendet më lart.

Siguria e informacioneve

Ne kemi marrë masa të përshtatshme teknike dhe organizative për sigurinë, duke përfshirë standardet tregtare të teknologjisë dhe sigurisë operative për të mbrojtur të dhënat personale, që ju na keni dhënë, nga shkatërrimi i paqëllimshëm ose i jashtëligjshëm ose humbja e paqëllimshme, qasja e paautorizuar në modifikim, shpalosja ose transferimi dhe keqpërdorimi, ose nga të gjitha format e tjera të përpunimit të paligjshëm, në përputhje me kërkesat e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.

Kompania “Ontex” merr të gjitha masat e arsyeshme për të siguruar konfidencialitetin e të dhënave personale që janë komunikuar nga ana juaj. Megjithatë, ju duhet të kuptoni se transmetimi i të dhënave personale nëpërmjet internetit nuk është kurrë pa rrezik.

Mbrojtja e privatësisë së fëmijëve

Kompania “Ontex” e kupton rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë së fëmijëve në botën ndërvepruese të internetit. Uebsajti që mbulohet me këtë politikë privatësie nuk është dizajnuar ose synuar qëllimisht për fëmijët 16 vjeç e poshtë. Nuk është politikë e kompanisë “Ontex” që të mbledhë ose mirëmbajë qëllimisht të dhëna për persona nën 16 vjeç. Nëse ju jeni nën 16 vjeç, ju mund ta përdorni këtë uebsajt vetëm me përfshirjen dhe mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit.

Nëse vihemi në dijeni se kemi mbledhur ose marrë të dhëna personale nga një person nën 16 vjeç, pa përfshirjen dhe mbikëqyrjen e prindit ose kujdestarit (dhe, aty kur është e nevojshme në lidhje me bazën ligjore për përpunimin, pëlqimin e tij a të saj), ne do t’i fshijmë ato të dhëna. Nëse besoni se ne mund të kemi informacione nga ose rreth një personi nën 16 vjeç, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected].

Kontakti dhe ankesat

Nëse keni pyetje ose ankesa në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale që mblidhen nëpërmjet uebsajtit, mund të na kontaktoni në adresën e emailit: [email protected]

Mund të kontaktoni edhe me zyrtarin tonë të privatësisë në adresën e emailit: [email protected]

Përditësimet e kësaj “Politike privatësie”

Nëse kompania “Ontex” i ndryshon praktikat e saj të privatësisë, versioni i përditësuar i kësaj “Politike privatësie” do t’i pasqyrojë këto ndryshime. Ne do t’ju njoftojmë për këto ndryshime duke përditësuar datën e hyrjes në fuqi, e cila ndodhet në pjesën e sipërme të kësaj “Politike privatësie”. Pa cenuar të drejtat tuaja në kuadër të ligjeve në fuqi, kompania “Ontex” rezervon të drejtën për ta ndryshuar këtë “Politikë privatësie” herë pas here për të pasqyruar përparimet teknologjike, ndryshimet ligjore dhe rregullatore dhe praktikat e mira afariste.